Shkencëtarët gjejnë aksidentalisht anmikun e kancerit!

Shkencëtarët doket se kanë ba aksidentalisht nji hap të madh drejt kërkimit të ilaçit të kancerit, tue zbulue se nji proteinë e malaries mundet me qenë armë efektive kundër sëmundjes.

Hulumtuesit danezë ishin tue hulumtue një mënyrë për m’i mbrojtë gratë shtatzana nga malaria, e cila shkakton probleme të mëdha për shkak se sulmon placentën. Por, ata gjetën në të njajtën kohë se proteinat e malaries mund ta sulmojnë edhe kancerin, gjithashtu, nji zbulim ky, i cili mundet me qenë nji hap i madh drejt gjetjes së shnoshjes të sëmundjes.

Shkencëtarët morën proteinë që përdoret në vaksinën e malaries për ta futë atë në qeliza dhe e kombinuen atë me nji helmues, që mandej mund të futet në qeliza të kancerit dhe të lirojë helmin, tue i vra tana ato.

Shkencëtarët gjetën se në të dyja rastet proteina e malaries e kap veten për të njajtat karbohidrate. Asht ngjashmënia mes këtyne, arsyeja pse mund të shnishet kanceri.

Shkencëtarët thanë se ka kohë që ishin tue kërkue nji mënyrë për të zbulue ngjashmënitë mes placentës dhe tumorit.