Shkencëtarët indianë: Nëse i hani dy banane në ditë…

Tensioni i naltë i gjakut mundet me iu mbajtë nën kontroll nëse hani dy banane në ditë , thojnë shkencëtarët indianë.

Kjo për shkak se, simbas tyne, bananja asht frutë i pasun me potasium, i cili luen rol të randësishëm në kontrollin e tensionit, derisa theksojnë se tensioni i gjakut ulet për 10 %, nëse njerëzit konsumojnë dy banane në ditë.

Ndërkohë, studiuesit në Zvicër, mendojnë se njerëzit duhen me i hangër 5 banane në ditë për me marrë gjysën e efektit që ban nji medikament në luftimin e tensionit të naltë.