Shkencëtarët e kanë gjete ‘thembrën e Akilit’ për kancerin!

Shkencëtarët besojnë se kanë gjete mënyrën e duhun për me pregadite sistemin imunitar për me vra kancerin, raporton BBC.

Shkencëtarët e University College në Londër thonë se kanë gjete atë që e kanë etiketu si ‘thembra e Akilit’ e kancerit.

Në këtë mënyrë, vetë trupi e ka ma të lehtë me marr ne cak sëmundjen.

Por, kjo metodë e personalizueme do jetë shumë e shtrejtë dhe ende nuk asht testu te pacientët.

Ekspertët thonë se ideja ka kuptim, por do jetë e komplikueme në realitet.

Megjithatë, shkencëtarët besojnë se zbulimi asht themeli për nji kurë të re.

Ata shpresojnë me krye testime te pacientët mbrenda dy vitesh.

Edhe në të shkuemen shkencëtarët kanë tentu me msue sistemin imunitar me i vra tumoret, por vaksinat kanë deshtue.

Problemi asht se kanceret nuk perbahen nga qeliza identike, ato janë mutacione, lamshe gjenetike dhe mostra nga vende të ndryshme mbrenda nji tumori.

Por shkencëtarët janë të bindun se kanë gjete trungun e këtyne mutacioneve që ndryshojnë antigjenet-proteinat që dalin nga sipërfaqja e qelizave të kancerit.

Profesori Charles Swanton thotë: “Ky asht nji zbulim emocionues. Tash na mujm me i marr ne cak pikërisht këto antigjene tumorale, që janë të pranishme në çdo qelizë”.

Ka dy mënyra qysh mundet me u procedue tash e tutje.

E para asht zhvillimi i nji vaksine për kancerin, që çdo pacient me trajtu sistemin imunitar për me i dallu këto mutacione.

E dyta asht me i ‘peshkue’ qelizat imune, që kanë cak këto mutacione, me shtue numrin e tyne në laborator dhe me i vendos në trup.

Megjithate, disa shkencëtarë thonë se problemi asht se tumoret evoluojnë në mënyrë konstante.

“Kjo i ban ato caqe të lëvizshme, që janë veshtirë të mbahen nën kontroll”.

“Kanceret që ndryshojnë, mund të humbasin antigjenin fillestar. Kjo e çorienton sistemin imunitar”, tha Dr. Marco Gerlinger.

Disa trajtime me imunoterapi kanë fiksu në mënyrë spektakulare, tue e zhduke plotësisht kancerin te disa pacientë.