Shkencëtarët na kallxojnë pse nuk mundemi me flejt kur ndërrojme vend

Shkencëtarët kanë konstatue se gjysa e trunit tonë mbetet e zgjueme kur provojmë me flejt në nji vend të huej.

Me gjasë kjo ka të bajë me vështirësitë e fjetjes “mbasi e ndërrojmë vendin”, vështirësi me të cilën ballafaqohen shumë njerëz.

Simbas shkencëtarëve të Universitetit “Brown”, kjo dukuni haset edhe te zogjtë dhe gjitarët e detit.

Kjo aftësi ia mundëson trunit që në rast rreziku, me u zgjue menjiherë dhe me ik ose edhe me luftue.

“Ka kohë që i kemi pa se disa gjitarë të detit, si delfinët dhe disa balena, por edhe disa zogj, munden me flejt vetëm me gjysmën e trunit”, thotë Dr. Niels Rattenborg, i cili shton se kjo formë e gjumit asht e logjikshme dhe e dobishme edhe për njerëzit.