Shkencëtarët për tumoret, testohet potenciali i qelizave natyrale vrasëse

Shkencëtarët kanë nisë nji tjetër luftë kundër tumoreve. Ata po tentojnë me testue potencialin e qelizave natyrale vrasëse të tumoreve.

Hulumtuesit në Australi identifikuen nji mekanizëm, i cili ban që qelizat imune të vrasësit natyral me tregue mëshirë ndaj tumorit.

Tue e ndryshue këtë mekanizëm, u pa nji efekt i madh në mij me kancer të likurës, prostatës dhe gjinit. Vrasësit natyral, kundër tumoreve bani që me u parandalue metastazat vdekjeprunëse, shpërndamja e tumoreve në organet vitale të trupit.

Në rastin e kancerit të gjinit, rritja e tumorit u reduktue dukshëm. Qelizat vrasëse natyrale janë qeliza të bardha të gjakut të specializueme, të cilat veprojnë si vrasësit e sistemit imun. Puna e tyne asht me lokalizue dhe me çrrënjosë qelizat në trup, të cilat munden me përba rrezik për shnetën.