Shkencëtarët, qe çka zbulojnë rreth virusit Zika

Shkencëtarët francezë thonë se kanë vërtetu nji lidhje ndërmjet virusit Zika dhe nji sëmundjeje serioze të nervave, të njohun si Sindromi Guillain-Barre.

Ky sindrom i rrallë ban që sistemi imunitar i trupit me i sulmue pjesët e sistemit nervor, tue shkaktu paralizë të perkohshme, dhe në 5 për qind të rasteve, edhe vdekjen.

Zakonisht shfaqet disa ditë mbas ekspozimit ndaj ndonji virusi, bakterie apo paraziti.

Studimi francez, i publikuem të Hanën, në revistën online “Lancet”, analizon të dhanat nga shpërthimi i virusit Zika në Polinezinë Franceze, gjatë viteve 2013 dhe 2014.

Studiuesit e kanë llogarit rrezikun e zhvillimit të Guillain-Barre në 2.4, në çdo 10 mijë njerëz të infektuem me Zika.

Zika, e cila gjithashtu ka shfaq edhe disa defekte gjatë lindjes, tash po perhapet me të madhe n’Amerikën Latine.