Shkencetaret: Vdekja nuk asht fundi! Shpirti vazhdon me rrnue!

life-after-death-728897

Shkencëtarët pretendojnë se vdekja mundet mos me qenë fundi që i druhemi të gjithë dhe se njerëzit kanë shpirt që e len trupin mbas vdekjes. Krejt kjo mundet me tingllue si nji mit i mbinatyrshëm, por ideja se vetedija e njeriut jeton mbas vdekjes asht lansue si tezë nga shumë shkencëtarë të respektuem, shkruen The Sun.

Kështu, shkencëtari britanik Sir Roger Penrose ka deklarue  teorinë se njeriu ka shpirt, i cili nuk vdes me trupin. Edhe pse askush s’e din se çka asht saktesisht vetedija, Penrose beson se asht nji pako informacioni që ruhet në quantum. Ai thotë se ka gjete prova që tregojnë se ky informacion që ndodhet në qelizat e trunit, e len trupin kur njeriu vdes.

Për tablloidin britanik “The Sun”, Sir Roger shpehet se kur nji person vdes përkohësisht, ky informacion çlirohet në univers për me u kthye prape në qelizat e trupit nëse ky i fundit risillet në jetë. Simbas tij, kjo e spjegon pse njerëzit kanë eksperienca kur pësojnë vdekje klinike dhe beson se ky informacion asht shpirti që largohet nga trupi.

Sir Roger nuk asht i vetmi që beson në këtë teori, mbasi shkencëtarë në Institutin e Fizikës Max Planck në Mynih kanë ngrite të njajtën tezë. Ekspertët debatojnë se universi jonë fizik asht thjeshtë nji perceptim dhe nji moment që trupi jonë vdes egziston nji jetë e pafundme përtej tij.