Shkencëtarët: Virusi Zika shkakton edhe probleme në sy

Shkencëtarët që po merren me studimin e Zika’s në Brazil, kanë fillue me u shqetësue shumë nga fakti se virusi mundet me shkaktue damtime edhe në shikimin e bebeve, shkruen BBC.

Studiuesit e Universitetit të Stanford’it, konstatuen se ka pase gjakderdhje dhe lezione në sytë e tri bebeve të gjinisë mashkullore, nanat e të cileve ishin afektue nga Zika derisa ishin shtatzanë.

Kjo sëmundje tashma njihet si shkaktare e defekteve serioze në trunin e fëmive, që quhet mikrocefali.