Shkencëtarët zbulojnë metodën ma efikase për trajtimin e autizmit

Mjekët britanikë kanë gjetë metodën e parë ma efikase për trajtimin e autizmit, me anë të së cilës fëmitë kanë shfaqë përmirësime të jashtëzakonshme. Deri tash nuk ka pasë asnji trajtim të provuem për këtë gjendje, e cila ka shkaktue probleme në komunikim te miliona fëmi.

Së fundi, ekspertët kanë zbulue se prindët munden me i mèsue teknikat për m’i ndihmue fëmitë me autizëm me komunikue ma mirë. Këtu përfshihet ndigjimi i sugjerimeve nga fëmitë dhe bashkëveprimi me to.

Gjatë nji studimi të publikuem te revista mjekësore “The Lancet”, ku u përfshin ma shumë se 150 fëmi të moshës 2-4 vjeç që vuenin nga autizmi, pjesa ma e madhe e tyne shfaqën përmirësime të jashtëzakonshme. Gjashtë vjet ma vonë, kur fëmitë ishin 8-10 vjeç, kishin 27% ma pak simptoma të autizmit se fëmitë, prindët e të cilëve nuk u përfshin në program.

Në fillim të studimit, pjesa ma e madhe e fëmive nuk komunikonin hiq me njerëzit përreth dhe nuk u përgjigjeshin prindëve kur ata i thirrnin.

Por, mbasi u banë pjesë e programit, gjendja e fëmive u përmirësue ndjeshëm. Normalisht, gjendja e fëmive me autizëm fillon dhe përkeqësohet me rritjen e moshës, ndërsa te këta fëmi ndodhi e kundërta. Fakti që fëmitë e përfshimë në program shfaqën përmirësime asht nji arritje e jashtëzakonshme, simbas hulumtuesve shkencorë.

“Nuk ka asnji kurë, nuk ka asgja magjike, por kallxon nji përmirësim të qëndrueshëm”, thotë prof. Jonathan Green, nga Universiteti i Manchesterit.

Teknika, e quejtun “Terapia e Komunikimit të Fëmive Parashkollorë me Autizëm”, përfshin bashkëveprimin midis fëmive dhe prindëve, luejtja me to, ndjekja e këshillave të tyne, ndërsa luejnë bashkë, reagimi në nji mënyrë që i inkurajon ata me komunikue etj.

Programi, i cili zgjati 12 muej, përfshiu seksione dyjavore dhe mandej mujore, ku fëmitë dhe prindët u regjistruen, derisa luenin, dhe mandej u analizuen mënyrat e komunikimit mes tyne. Prindët mandej panë tana videot e regjistrueme minutë mbas minute, dhe vërejtën reagimin e fëmive në momente të ndryshme.

Hulumtuesit shkencorë shpresojnë që me u ba ndryshme në mënyrën e trajtimit të autizmit mbrenda pak muejsh./DailyMail