Shkencëtari gjerman, fitues i Nobel’it kallxon nji prej arsyeve që njerëzit preken me kancer

Numri i njerëzve që preken nga kanceri i llojeve të ndryshme asht shtue ndjeshëm gjatë kohëve të fundit dhe të shumtë janë ata mjekë, të cilët nuk arrijnë me i dhanë nji shpjegim këtij fenomeni që po merr mija jetë njerëzish.

Nuke e di qysh me u ruejt apo cka me ba qe mos me qene viktima e radhes e kesaj semundje.

Nji deklaratë shokuese ka ardhë së fundi nga nji shkencëtar gjerman, fitues i çmimit “Nobel”. Harald zur Hausen, ka konstatue që virusi jo mirë i studiuem, i cili shfaqet te lopët, mundet me shkaktue kancerin te njerëzit!

“Konsideroj që kafshët shtëpiake munden me qenë shkaktarët direktë të kancerit të zorrës së trashë tek njerëzit. Kemi të dhana eksperimentale që e konfirmojnë këtë tezë. Mirëpo, këtë tashma duhet ta vërtetojmë”, ka theksue Hausen.

Edhe shkencëtarët e tjerë më herët kanë tërheqë vërejtjen që përdormi i mishit të kuq (mishit të gjedhit, të viçit, të kalit, të deles dhe të derrit) rrit rrezikun e sëmundjes nga kanceri kolorektal. Mirëpo, Hausen konstaton që rreziku vjen vetëm nga mishi i gjedhit, por edhe nga qumështi i lopëve, edhe pse kjo nuk doket edhe aq e besueshme!