Shkencëtarët amerikanë: Virusi Zika shkakton anomali gjatë lindjes

zikaaa

Shkencëtarët amerikanë dhe nëpunësit shëndetësor konfirmuen se virusi Zika shkakton deformime gjatë lindjes, tu’ e përfshi edhe mikrocefalinë.

“Shkencëtarët nga Qendra për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC) konkluduen gjatë ndjekjes me kujdes të dëshmive egzistuse se Zika shkakton mikrocefali dhe ç’rregullime të tjera t’randa në tru”, theksohet në kumtesën e Qendrës.

Konkludimi asht bazue në nji pjesë të serisë së analizave të cilat janë ba në Brazil, ku mija foshnje gjatë vitit të kaluem kanë lindun me deformime, që përputhet me infeksionet e shkaktueme nga virusi Zika.

Drejtori i CDC, Tom Friden kumtoi se ky studim ma i ri paraqet kthim në lidhje me epideminë e virusit Zika, transmeton Tanjug.

Ekspertët megjithatë paralajmërojnë se ky virus mund të bartet edhe përmes kontaktit seksual.

“Gjithçka që dimë tani për këtë virus duket më keq nga supozimet e para”, thotë mjeku An Shuhat, ekspert në Qendrën për kontroll dhe mbrojtje nga sëmundjet infektuse.

Deri tash në SHBA janë regjistrue 346 raste të Zikas në pjesën kontinentale të vendit dhe të gjitha të lidhuna me ndonji udhëtim në rajonet e infektueme.

CDC i paralajmëroi gratë shtatzana mos me udhëtue në rajonet ku virusi i Zikas veçma asht përhap, siç janë disa nga vendet e Amerikës Latine dhe të Karaibeve.