Shkencëtarët kanë arritë me i rinue mijtë e vjetër, tue injektue gjakun e individëve adoleshent!

Shkencëtarët ja kanë dalë me i rinue mijt e vjetër, tue ju injektue gjak prej individëve adoleshent.

Duket sikur me qene horror tregim, por shkencëtarët kanë gjetë prova se injektimi i gjakut të njeriut adoleshent në trupin e plakut ka fuqinë me e rinue ate – megjithëse, në këtë rast, plaku nuk asht njeri, por mi.

Në nji studim të ri të publikuem së fundi, shkencëtarët kanë marrë gjak prej nji grupi adoleshentësh 18 vjeçar, dhe e kanë injektue në trupin e mijve 12 muejsh, që i bjen 50 vjet në moshë të njeriut.

Shkencëtarët kanë krahasue sjelljen e këtyne mijve me të atyne që nuk ju ka injektue gjak dhe kanë zbulue se mijt me gjak të ri po shfaqen ma aktiv dhe ma të fuqishëm.

Gjithashtu, ka prova se kujtesa e tyne asht përmisue dukshëm.

Simbas shkencëtarëve, ky efekt vjen falë nji numri të proteinave që gjendet në gjakun e të rijve të shendosh.

Studiuesit janë të vendosun me kalue në injektimin e gjakut të ri në pacientët e vjetër me Alzhaimer dhe Parkinson të cilët pritet me përfitue prej këtij trajtimi.