Shkencëtarët vijnë më nji befasi, a asht mirë apo jo me u çue herët!

Zgjimi i hershëm ka ndikim negativ në psikën njerëzore dhe mundet me çue deri te problemet serioze mendore.

Shkencëtarët e Universitetit të Texasit kanë ardhë në konkludim që ai që zgjohet herët mund të ketë ndikime negative për shëndetin.

Mbas nji viti hulumtimesh të trupit të njeriut, ata kanë konstatue që zgjimi i hershëm ka ndikim negativ në psikën njerëzore dhe mundet me çue në probleme serioze.

Ekspertët thonë që njerëzit të cilët janë të detyruem me u zgjue herët kanë ndjenjën e irritimit dhe që me atë ndjenjë përballen tanë ditën.

Simbas shkencëtarëve, deri te efekti i këtillë vjen për shkak të faktit që bioritmi i trupit të njeriut prishet, prandaj mund të çojë në probleme mendore, shkruen Telegrafi.

Për me i shmang këto pasoja të pakandshme për trupin dhe psikën e njeriut, mjekët u rekomandojnë punëdhanësve që fillimin e ditës së punës me leviz për disa orë.

wakeup-easy

Akademiku Paul Kelley, nji kërkues klinik në Institutin e Neuroshkencës dhe Gjumit, thotë “Na nuk mund ta ndryshojmë ritmin tonë 24-orësh. Nuk mund të mësojmë të zgjohemi në nji orë të caktueme. Trupi ynë i përshtatet dritës së diellit dhe na nuk jemi të vetëdijshëm për këtë, sepse i përket hipotalamusit, jo shikimit”.

“Mëlçia dhe zemra juej kanë funksionim tjetër dhe ju u kërkoni atyne me ndryshue rutinën me dy ose tri orë. Ky asht nji problem ndërkombëtar. Kushdo po vuen dhe na nuk kemi përse e bajmë këtë gja.”

Dr. Kelley bani thirrje për me ndryshue orën e fillimit të shkollës dhe punës, mbasi këtë e imponon vetë ritmi 24-orësh i trupit të njeriut.

Trupi ka nji matës të ritmit, që asht i përbamë nga receptorë të specializuem në sy, gja që ndikon më pas në të gjithë trupin.

Mungesa e gjumit asht zbulue se prek vëmendjen dhe kujtesën afatgjate, nxit abuzimin me drogën dhe alkoolin. Mund të shkaktojë gjithashtu zemërim, ankth, acarim, sjellje impulsive, shtim në peshë, presion të naltë të gjakut, stres dhe probleme mendore.

 

3-zgjimi