Shokuese: Shkencëtarët thonë se shishet plastike shkaktojnë kancer dhe autizëm

Shishet plastike përmbajnë kimikate që kanë ndikim në gjandrat endokrine dhe munden me shkaktue kancer, diabet dhe autizëm, konfirmojnë shkencëtarët në nji studim të bamë publik të Martën, shkruen Daily Mail.

Këto lloj kimikatesh ndërhyjnë në sistemin hormonal të trupit, tue ndikue në zhvillimin e tij dhe tue e ekspozue atë ndaj nji game sëmundjesh shumë të rrezikshme.

Të njajtat kimikate janë gjetë edhe në mija produkte të jetës së përditshme, që nga enët plastike te ato prej metali, te detergjentët, lodrat dhe produktet kozmetike.

Ato janë përgjegjëse për nji sërë sëmundjesh neurologjike, ndër të cilët mund të përmendet autizmi. Gjithashtu, shkaktojnë obezitet, diabet, disa lloje kanceri, infertilitet te mashkujt etj.