Shpiket kapela e cila pengon ranien e flokëve nga kimioterapia

1-kimioterapi

Kapela asht nga silikoni dhe e rehatshme për bartje, andaj pacientët me rastin e tretmanit nuk ndiejnë kurrfarë dhembjesh.

Kjo shpikje së paku mund t’ju lehtësojë mundimet e femnave të cilat duhet patjetër të shkojnë në kimioterapi.

Fjala asht për sistemin me emnin DigniCap, i shpikun n’Amerikë, që vitin e kaluem e lejoi FDA, të cilën tashma po e provojnë pacientët në 10 spitale amerikane.

Ky sistem punon në parimin e ftohjes, andaj i ftoh flokët, gja që ngadalëson vdekjen e qelizave në folikula, që ndodhin kur terapia “sulmon”.
Kapela asht nga silikoni dhe e rehatshme për bartje, andaj pacientët me rastin e tretmanit nuk ndiejnë kurrfarë dhembje.

Deri tash asht shenue se si kjo kapelë u ka ndihmu madje 7 deri në 10 pacientëve që të ruejnë 50 për qind të flokëve, gja që asht sukses i konsiderueshëm.

Çdo aparat ka dy kapela, pra njikohësisht mund të trajtohen dy persona.

Me rastin e tretmanit shenohet gjendja e secilit pacient në mënyrë që të mund të përcillet perparimi dhe të sigurojë të dhanat për mjekët dhe pacientët.

“Mundësia e kësaj shpikje që të permirësojë cilësinë e jetës dhe të ngrejë vetëbesimin e pacientëve të cilët shkojnë në kimioterapi, u jep mbështetje të madhe pacientëve dhe familjeve të tyne”, deklaroi onkologia Cathie Chung.

 

2-kimioterapi

 

3-kimioterapi