Shpikje revolucionare për mbushjen e dhambëve

Shpikja revolucionare në fushën e kujdesit dentar, jo vetëm që bllokon kavitetet, por edhe riparon damtimet bakteriale.

Përziemja e krijueme çliron minerale si kalciumi dhe fosfati, të cilat dhambi i përdor për të krijue minerale të reja dhe për të riparue vetveten.

Shpikja e re ka largue nevojën e përdorimit të mbushjeve me merkur, të cilat në disa vende janë të ndalueme me ligj, për shkak të vetive toksike që ka. Ndryshe nga mbushjet që janë përdorë deri në ditët e sotme, përbamja e re nuk ka pothuejse asnji mundësi që të bjen.

Profesor Robert Hill, i cili ndihmoi në këtë shpikje të bame në Universitetin Queen Mary, Londër, tha: “Kjo shpikje ka me ndryshue mënyrën se qysh funksionon kujdesi profesional dentar, ajo ka me reduktue masën e kaviteteve, ka me riparue damtimet dhe ka me ulë numrin e kaviteteve dytësore. Këto janë mbushje që duhet të zgjasin përjetësisht”.