Shtohen viktimat e stuhisë ‘astmatike’ n’Australi

Numri i njerëzve që kanë vdekë nga stuhia e rrallë në qytetin e dytë ma të madh të Australisë, jau ka marrë jetën 6 personave dhe ka lanë 5 të tjerë në gjendje kritike.

Stuhia e së Hanës shkaktoi shpërthimin e kokrrave të pjalmit dhe shpërndamjen e tyne në tanë qytetin, grimca të vogla të të cilit depërtuen edhe thellë në mushkënitë e njerëzve.
Rreth 1/3-ta e pacientëve që vuejtën nga probleme me astmën gjatë së Hanës, thuhet se nuk kanë pasë kurrë probleme të ngjashme ma parë.

Stuhia tronditi shërbimet e emergjencave dhe spitalet në qytetin me 4.5 milionë banorë, mbasi plot 8.500 të prekun u shtruen në spital për përkujdesje shëndetësore.