Si me e përmirësue qarkullimin e gjakut

Qarkullimi i mirë i gjakut asht shumë i randësishëm. Nëse ky qarkullim pengohet, atëherë mundet me pas probleme shumë serioze. Shkaqet munden me qenë të shumta dhe në disa raste edhe të panjohuna, por mënyrat e kurimit janë po të njajtat, qoftë mjekësore qoftë edhe natyrale.

Ka shumë trajtime alternative që munden me i zavendësue metodat konvencionale me rezultate shumë të mira, tue i lanë menjanë efektet e padëshirueshme. Kurat natyrale munden me i zgjidh ma shpejt keto probleme. Lëvizni sa ma shumë për me rrite pumpimin e gjakut.

Ecni, vraponi, notoni ose dilni me bicikletë. Ushtrimet sigurojnë nji qarkullim të mirë. Edhe nji shetitje e shkurte dhe e shpejtë kish me ba mrekulli për shnetën e zemrës suej.

Ushqimet

Ka shumë ushqime t’shnetshme që munden me kontribue në efektivitetin e qarkullimit të gjakut. Zgjidhni nji dietë me përmbajtje të naltë fibrash. Konsumoni fruta dhe perime që të promovoni shnetën e enëve të gjakut. Tu e konsumue bostan, hudër, portokall, etj., ju keni me përmirësue qarkullimin e gjakut.
Eliminoni ushqimet e kqija për shnetën: proteinat shtazore, ushqimet me shumë yndyrë. Këto substanca rrisin viskozitetin e gjakut dhe pengojnë qarkullimin e rregullt të gjakut.

Merrni preparate për me rregullue sistemin qarkullues. Vitamina C parandalon forcimin e arterieve, koenzima Q10 asht nji antioksidues natyral që përmirëson “djegien” e oksigjenit dhe përmirëson rrjedhën e gjakut.

Mjalti asht shërues. Krijoni nji ilaç shtepiak me 1 lugë të çajit uthull (organike jo industriale) dhe nji lugë të çajit me mjaltë të përziem në ujë të ngroftë, për me stabilizue ballancën.

Vitaminat: A, B, B1, C, D

Proteinat: 54g

Mineralet: Kalcium, hekur, potasium