Singapor, 41 raste me virusin Zika

41 raste të virusit Zika raportohet se janë konfirmue në Singapor nga Ministria e Shëndetësisë (MSH), të Hanën.

Shtatë pacientë, të cilët janë potencialisht infektivë po trajtohen në spitalin “Tan Tock Seng”, tha “CNN” tue shtue se pjesa tjetër ishte shnosh plotësisht.

“Ata nuk kanë udhëtue në zonat e prekuna nga virusi “Zika” kohët e fundit, kështu që ka mundësi se janë infektue në Singapor,” thuhet në nji deklaratë të lëshueme nga ministria

Theksojmë se, nuk ka ndonji vakcinë ose ilaç të veçantë për të trajtue virusin, i cili shkakton defekte serioze te foshnjat e sapolinduna.