S’keni me besue, por kjo recetë lufton ranien e flokëve

Përveç të mirave te tjera shëndetësore, hudra ndihmon edhe në forcimin e flokëve dhe pengon ranien e tyne.

Nji varg studimesh shkencore kanë kallxue se langu i fituem nga hudra ndihmon në eliminimin e yndyrës së tepërt të flokut, por edhe në qetësimin e kruejtjes së kafkës së kryes. Megjithatë, ajo asht nji ndihmesë e madhe edhe në rikthimin e flokut të humbun.

Për të përfitue nga efekti i hudrës, ju mund të përdorni edhe shampona të ndryshme komerciale që kanë përmbajtje të saj. Por, ju mund të pregadtini edhe vetë nji recetë shtëpiake.

Qe qysh:

Fillimisht grimconi thelbat e hudrës dhe mandej e bani shtypjen e tyne deri sa të nxirrni maksimumin e langut mbrenda tyne. Mandej, langun e nxjerrë e vendosni në zonat ku keni ranie floku dhe bani masazh për rreth 3 minuta.

Mbas masazhit ju mund ta lini langun të veprojë në ato zona edhe për 30 minuta të tjera. Shpërlani me ujë të bollshëm flokët, deri sa të largohet era e randë e hudrës. Për të përfitue ma së shumti nga ky veprim, përsëriteni atë nji herë në javë deri në shfaqjen e rezultateve pozitive.