Skizofrenia, sëmundja mendore që prek 1 në 100 njerëz!

Skizofrenia asht nji nga sëmundjet ma të randa mendore që prek pothuejse 1 në 100 njerëz

Ajo asht përshkrue si nji sëmundje psikotike, por simptomat munden me ndryshue në çdo person. Njerëzit që diagnostikohen me skizofreni përballen me stigmën dhe frigën e gjykimit. Por çka asht skizofrenia dhe si asht me qenë i prekun nga kjo sëmundje? Qe çka kanë thanë disa njerëz që vuejnë nga skizofrenia.

“Halucinacionet janë nji pasojë e madhe te njerëzit me skizofreni. Shpesh herë më doket sikur ngoj zanat e personave të tjerë në kryen time, që më kallxojnë çka duhet me ba. Por, në të vërtetë nuk kuptohet asgja. Këto vizione janë shkatërruese, edhe pse zanat nuk janë gjithmonë të këqij.

Paranojat janë nji tjetër simptomë vërtet shqetësuese. Prej halucinacioneve shkaktohen edhe paranojat, ke frigë me ba nji veprim të caktuem. Edhe kur njerëzit duen me të ndihmue, të doket sikur ata kanë me të ba keq. Tutesh për gjana, të cilat në të vërtetë nuk ndodhin, por ti bahesh paranojak për çdo gja që mendon dhe të thuhet”.

Por, skizofrenia nuk ju ndalon që me jetue jetën tuej. Ju mundeni me pasë miq dhe me dashunue. Njerëzit që vuejnë nga skizofrenia nuk kanë gjatë gjithë kohës këto simptoma. Për nji periudhë kohe, ata janë mirë dhe nuk shkaktojnë asnji problem, por munden me pasë disa momente që shfaqin sëmundjen e tyne. Njerëzit që vuejnë nga skizofrenia duhet me u sherue dhe me i ndjekë terapitë që me pasë mundësi për me luftue këtë sëmundje mendore.