Smundja e re, shkencëtarë alarmojnë botën: Qe çka shkakton përdorimi i telefonave

Shkencëtarët nga Hong Kongu i kanë habitë krejt me zbulimin e fundit. Ata thojnë se kanë zbulue nji smundje të re.

“Ankthi i ndamjes nga telefoni” quhet simptoma që, simbas shkencëtarëve aziatikë, ka prekë shumicën e njerëzve tashma.

Ata thojnë se njeriu e kqyrë telefonin si nji zgjatim të vetes dhe se nuk mundet me jetue ma pa postue në Facebook, Instagram dhe Twitter.

Simptomat përfshijnë paaftësinë për me shkymë  telefonin, kontrollimi i përhershëm i tij, mbushja e shpeshtë e tij, dhe e fundit, por jo ma pak e randësishmja, marrja e telefonit me vete kur shkojmë në tualet.

Kjo gjendje ankthi që shkencëtarët nga Hong Kongu e kanë quejt nomofobi po përkeqësohet gjithmonë e ma shumë.