Smundjet, që transmetohen nga puthja!

Kur jeni në lidhje me nji person, padyshim se kaloni shumë kohë me të. Asht sikur ta keni nji mik të ngushtë, por me disa përfitime ekstra.

Kur asht fjala për puthjen, bahuni gati me i ‘fitue’ disa smundje.

Herpesi

Herpesi (në zhargonin popullor të njohuna si ‘ethet’) janë fluska, të cilat formohen në gojë. Ato shpërndahen përmes puthjes dhe shkaktohen nga virusi herpes simplex.

Mononukleoza

Kjo ndryshe njihet edhe si ‘smundja e puthjes’, sepse ma së shpeshti fitohet nga kjo mënyrë. Ajo transmetohet përmes pështymës dhe shkakton gripin, ajjtjen e gjandrave etj.

Smundja e kambëve, duerve dhe gojës

Kjo smundje asht infeksion viral, i cili asht tejet ngjitës. Infeksioni ju shkakton grip, herpes, ftofje dhe sheja në duer, kambë dhe gojë.