Soda e bukës ndihmon në lanien e duhanit, qe qysh me veprue

Soda e bukës asht sugjerue si ilaç për me ndihmue në lanien e duhanit.

Richard Webster dhe ekspertë tjerë të kësaj fushe janë eksperimentues të kësaj teorie, mbasi efektet e saj janë të menjihershme.

Për me ba këtë, thjesht vendosni nji sasi normale të sodës së bukës në gjuhë, kurdo që ndjeni nevojën me pi duhan.

Nji variant tjetër asht edhe hedhja e nji luge gjelle sodë buke në nji gotë uji dhe me pi dy herë në ditë në javën e parë, mandej nji herë në ditë gjatë javës së dytë.

Këtë metodë provojeni për disa javë, mandej ndaloni në momentin që keni ndalue edhe lanien e duhanit. Kini kujdes, mbasi sasia e madhe e sodës së bukës nuk asht e mirë për veshkat.