Sondazh shokues: 40% e grave me depresion dhe ankth!

Nji sondazh që ka marrë në pyetje mbi 10 mijë femna australiane, zbuloi se 40% e tyne janë diagnostikue nga profesionistët me depresion apo ankth.

Sondazhi mbi shëndetin e grave nga “The Jean Hailes Women’s Health” , gjeti gjithashtu se 60% e femnave nuk përmbushin periudhën e rekomandueme prej 2.5 orësh në javë aktiviteti fizik, për shkak se shumë prej tyne ndihen “shumë të lodhuna”, ose sepse e kanë tejet “të vështirë”  me gjetë kohë për stërvitje.

Dy në 5 gra të intervistueme, të grumposhave 18-89 vjet, e konsideronin vetveten paksa mbipeshë, ndërsa 20% thanë se janë tanësisht mbipeshë. Vetëm nji e katërta ishin kontrollue për infeksione seksualisht të transmetueshme në 5 vjetet e fundit.

Studimi zbuloi gjithashtu se 95% e grave ishin jo duhanpimëse.