Studim befasues: Birra mund të jetë ilaçi për kancerin!

Lajme të shkëlqyeshme për adhuruesit e birrës!

Perbamësi kryesor i kësaj pijeje do të mund të paraqesë ndihmë të madhe në sherimin e semundjeve malinje, si asht leukemia.

Në perbamësin kryesor të birrës, në kulpër (Humulus hupulus), gjenden thartinat organike, të cilat mundësojnë shumimin e baktereve, por që janë tregue të dobishme për shërimin e kancerit.

Shkencëtarët tash po përpiqen që këto kimikate t’i përfitojnë në laborator, shkruen Telegrafi.

Shkencëtarët n’Universitetin Idaho po hulumtojnë se si t’i ndajnë thartinat humulon dhe lupulon nga kulpra, për të cilat nji eksperiment ka tregue që janë në gjendje ta shkatërrojnë kancerin dhe t’ju pamundësojnë qelizave të leukemisë që të ngjiten për eshtna.
Udhëheqësi i ekipit hulumtues, doktor Christopher Vincent, beson që janë në rrugë të mirë që t’i sintetizojnë këto thartina në ilaçe.

Megjithatë, ai tërheq vërejtjen që për shkak të këtij zbulimi nuk do të duhej t’ju “vërsuleni” birrave.

Na nuk mendojmë që tash njerëzit do të duhej që ta perjetonin birrën si ilaç kundër kancerit dhe sëmundjeve të tjera.

Perbamësit shërues gjenden në kulpër, nga e cila, vërtet birra prodhohet.

Shumica e barnave rrjedhin nga natyra apo nga derivatet e bimëve të caktueme, ka thanë doktori.

Të shpresojmë që mbase ekzistojnë edhe rrugët sintetike që materie të tilla të ndërtohen, por që të jenë madje edhe më efikase, shkruen Health News Line.