Studim i ri: Qe qysh femnat munden me jetue ma gjatë!

Kur nji vajzë kalon periudhën e pubertetit pret me padurim t’i vijnë periodat, mbasi kjo gja e ban të ndihet nji zojushë e vërtetë.

Por mbasi kalojnë disa vite dhe sheh shqetësimet që ato sjellin te nji femën “pendohet” dhe pa dyshim mendon se ishe shumë ma mirë si nji femijë pa dhimbje mujore të shkaktueme nga cikli.

Ndërkohë që nji studimi i ri nga Universiteti i Californisë, San Diego, ka zbulue se nji femën mund të jetojë ma gjatë nëse cikli menstrual i ka fillue në nji moshë ma të vonë.

Për këtë studim, të publikuem në revistën Menopauza, hulumtuesit shqyrtuen të dhanat e 16 mijë grave të cilat e kishin kalue menopauzën.

Grave që u kishin ardh periodat në moshën 12 vjeçare apo ma vonë, kalonin në menopauzë mbas moshës 50-vjeçare.

“Ekipi ynë ka zbulue se grave që u kanë fillue menstruacionet në moshë të vonshme ishin ma pak të riskueme nga probleme shëndetësore, si sëmundje koronare të zemrës.” tha për mediat autori i studimit Aladdin Shadyab, Ph.D.

Ndonëse këtë gja nuk e kanë në dorë femnat, zbulimet e këtij studimi ishin tejet interesante.