Studim: Pse disa njerëz i rrok pleqnia dhe vdesin ma herët?

Disa persona i rrok pleqnia ma shpejt se sa të tjerët, e disa tjerë edhe mund të vdesin ma herët pamvarësisht se kanë ba nji stil jete të shnetshme.

Ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve ka analizue ADN’në në mostrat e gjakut të ma shumë se 13,000 njerëzve në SHBA dhe Europë dhe kanë përdorë nji “orë epigjenetike” për të parashikue jetëgjatësinë e tyne.

Ora llogarit plakjen e gjakut dhe indeve të tjera tue gjurmue nji sërë procesesh natyrale, të cilat me kohën e ndryshojnë ADN’në, shpjegojnë shkencëtarët.

“Na kemi zbulue se 5 për qind e popullsisë plaken në nji ritëm ma të shpejt biologjik, gja që rezulton në jetë ma të shkurtë”, ka thanë Steve Horvath, profesor i gjenetikës njerëzore dhe biostatistikës në Universitetin e California.

“Plakja e shpejt rrit rrezikun e vdekjes tek të rritunit për 50 për qind, pamvarësisht moshës. Dhe, përderisa nji stil i shnetshëm i jetës mund të ndihmojë në zgjatjen e jetëgjatësisë, procesi i mbrendshëm i plakjes i parandalon njerëzit ta ‘mashtrojnë’ vdekjen përgjithmonë”, thotë ai.