Studim: Tanë e konsumojnë çdo ditë, por nuk e dijnë se e shkakton kancerin!

kancerigjini

Hulumtuesit nga Kaiser Permanente kanë krye nji studim, me të cilin kanë dëshmue se gratë me kancer në gji që konsumojnë produkte djathore me përqindje të naltë të yndyrës mvas diagnozës, kanë  shënue rritje në rrezikun me vdekë nga kjo sëmundje.

Rritja e qelizave të gjinit dhe kancerit të gjinit që asht hormon-receptor-pozitiv, shkaktohet nga hormoni estrogjen. Ajo prodhohet dhe ruhet në qelizat e yndyrës.

Shumë ekspertë thonë se produktet djathore që shiten në SHBA dhe shtetet tjera Perendimore kanë rritje të estrogjenit dhe sasisë së progesteronit në strukturat e tyne, mbasi që tamli ndonjiherë bahet nga lopët shtatzana. 

Logjikisht, produktet djathore me përqindje të vogël të yndyrës kanë nivele ma të ulëta të estrogjeni dhe progesteronit, mbasi që shumica e yndyrës asht heqë.

Gratë e diagnostikueme me kancer të gjinit duhet me konsumue produkte djathore me përqindje të vogël të yndyrës, e veçanërisht hormonin-receptor-pozitiv të kancerit të gjinit.

Gratë që kanë marrë pjesë në këtë studim janë monitorue për 12 vite.