Studimi 11 vjeçar kallxon se çka i ban kafja në të vërtetë likurës tonë

Simbas nji studimi 11-vjecar, konsumimi i kafesë ka përfitime mjaft pozitive në shneten e njeriut dhe ul rrezikun për kancerin e likurës. Studimi përfshiu 450,000 individë, të cilët u analizuen bazue në ushqimet që konsumonin, historikun shëndetësor të familjes, aktivitetit fizik apo kohës që shpenzonin të ekspozuem në rrezet e diellit. Rezultatet ishin shumë interesante.

Ata individë që konsumonin katër ose ma shumë filxhanë kafe në ditë, ishin 20% ma pak të rrezikuem nga melanoma e likurës krahasue me personat që nuk pinin kafe. Autorët e këtij studimi shumëvjecar besojnë se efektet mrekullibamëse të kafes gjenden te përbamësit e vecantë të saj, përfshi dhe kafeinën.

Konsumimi i kafesë në sasinë e duhun, ndihmon në shtypjen e qelizave kanceroze në prani të diellit, redukton mundësitë për skuqjen e likurës, shmang dëmtimin e ADN’s etj. Ky studim mes të tjerash ka me kënaqë dhe egon e të fiksuemve mbas kafeinës, që shpesh janë përballë me kritika nga mvarësia që kanë krijue.