Studimi: Aktiviteti fizik e shtyn 10 vjet plakjen mendore

Për ato ditë, në të cilat nuk ndiheni sikur keni energjinë e duhun për me ushtrue, egzistojnë të dhana shkencore të cilat mund të shfrytëzohen për me motivue veten: aktiviteti fizik mundet me ngadalësue plakjen e trunit deri në 10 vjet.
Këto të dhana u publikuen në nji hulumtim në revistën shkencore Neurology.

Ky hulumtim asht nji nga hulumtimet e para që vërtetojnë se sa i dobishëm asht aktiviteti fizik për trunin. Hulumtuesit intervistuen nji grup prej 1,228 personave, të gjinive, racave dhe etnive të ndryshme të cilët jetojnë në Manhatan, rreth shprehive të tyne për ushtrime. Ata u përgjigjen në pyetje rreth aftësive njohëse (konjitive), tu’ e përfshi kujtesën, organizimin, arsyetimin, dhe shpejtësinë e të menduemit. Mbas pesë vjetve, pothuejse gjysa e grupit fillestar, u testuen për parametrat e njajtë.

Ata që kishin ushtrue ma shumë, kishin rezultate ma të mira në testet për vlerësimin e aftësive njohëse.

Hulumtuesit theksuen se aktiviteti fizik ndikon edhe te parametrat e shpejtësisë së të menduemit për rikujtimin e ngjarjeve të mahershme.