Studimi alarmues: Grimcat e ndotjes përfundojnë në tru

trajnimitruni

Grimcat e vogla të ndotjes janë zbulue mbrenda në tru, thuhet në nji studim të ri.

Këto grimca të vogla, të zbulueme mbrenda mostrave të indeve të trunit, mund të kontribuojnë për sëmundje të tilla si Alzheimer, edhe pse mungojnë ende provat për këtë.

Simbas BBC, zbulimi i grimcave të oksidit të hekurit në tru ashtë cilësue si thellësisht shokues nga shkencëtarët.

Deri tash studimet ishin fokusue tek ndikimi i ndotjes në zemër dhe mushkni.

Por tashma ky zbulim i ri ngre të tjera pikëpyetje.

Organizata Botnore e Shëndetësisë thotë se ndotja e ajrit sjell të paktën 3 milionë vdekje të parakohshme çdo vit.

Niveli ma i naltë i grimcave në tru u gjet te nji meksikan 32-vjeçar, i vramë në nji aksident rrugor.

Të quejtun nanosfera, këto grimca janë më pak se 200 nanometër në diametër- sa për krahasim, floku i njeriut asht i trashë të paktën 50 mijë nanometër.