Studimi: Asnjihere s’duhet me i rreh fëmitë, qe për çfarë arsye

Rrahja e fëmive asht nji ide e keqe, mbasi që asht keq për shëndetin mendor të fëmive dhe nuk kryen punë.

Fëmitë e abuzuem prihen me i kopjue sjelljet e prindëve, me u sill keq dhe nuk iu binden prindëve.

Fëmitë e abuzuem besohet se kanë sjellje anti-shoqnore, nivel të naltë të agresivitetit dhe përjetojnë probleme shëndetësore mendore.

Hulumtuesit e Universitetit të Teksasit në Austin kanë analizue 50 vite hulumtime të rrahjes së fëmive, që i ka përfshi mbi 160,000 fëmi.

Andrew Grogan-Taylor nga Universiteti i Michigan tha:

“Rrahja e ban të kundërtën e asaj çka duen me arrite prindët.”