Studimi befasues: Mjekët, vrasësit e tretë ma të mëdhaj në botë

Njerëzit u befasuen kur nji studim i ri njoftoi se nji numër i madh njerëzish vdesin për shkak të gabimeve të bame nga mjekët apo infermierët. Studimi kallxon se gabimet mjekësore janë nji nga vrasësit ma të mdhaj në Shtetet e Bashkueme, dhe ka mundësi që ato me qenë nji nga vrasësit ma të mëdhaj edhe në nivel global.

“Nëse gabimet mjekësore kishin me u trajtue si nji sëmundje, ajo kishte me qenë vrasësi tretë ma i madh në Shtetet e Bashkueme”. Nji deklaratë shokuese nga Marty Makary, autori i studimit të fundit mbi vdekjet e shkaktueme nga gabimet mjekësore.

Askush nuk e di se sa njerëz në fakt vdesin për shkak të gabimeve. Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Organizata Botnore e Shëndetësisë përdorin kode për me i përcaktue shkaqet e vdekjes parimore.

Pa nji kod për gabimet mjekësore, Makary thotë se problemi nuk mundet me u studiue apo me u korrigjue. Ai thotë se kjo asht e vetmja zonë e mjekësisë që nuk asht e dokumentueme. Gabimet munden me u ba kur ka shumë pak infermierë, mungesë të trajnimit të duhun dhe situata të tjera të rrezikshme. Dr. Makary thotë se gabimet nuk munden me u eliminue krejtësisht, por ato munden me u reduktue në masë të madhe.