Studimi: Gratë mbajnë mend momentet e lumtuna, burrat momentet e pakandshme!

gratee

Gjatë përkujtimit mashkujt dhe femnat perdorin pjesë të ndryshme të trunit.

Ato më lehtë mbajnë mend momente të lumtuna derisa partnerët e tyne mbajnë mend ato të këqijat, tregon hulumtimi.

Femnat ngjarjet e pakandshme i kujtojnë ma pak se sa mashkujt, zbulon studimi i Universitetit Montreal, shkruan Daily Mail.

Shkencëtarët u kanë tregu vullnetarëve fotografi prej maceve e deri te pamjet erotike, ndërsa reagimet e tyne i kanë përcjellë me monitorin EEG.

Mbasi që kanë shikue fotografitë, vullnetarët asht dasht të shtypin tastin për të vërtetu nëse tashma e kanë pa atë fotografi.

Në teste femnat ishin ma keq kur ishin në pyetje pamjet e pakandshme.

Çfarëdo emocionesh pengojnë kujtesën e tyne, por efektin edhe ma shumë e forcojnë ato negative, vërteton hulumtimi.

Femnat ma lehtë kujtojnë momentet e lumtuna, ndërsa mashkujt ma mirë mbajnë mend situatat fatkeqe.

Për të rikujtu ndodhi të caktueme perdorin pjesë të ndryshme të trunit.

“Fotografitë me pamjet emocionale si të luftës errësojnë kujtesën e femnës dhe ato nuk dinë nëse i kanë parë ma herët. Ato në vend të momenteve të këqija, ma mirë i mbajnë mend të mirat, ndërsa për mashkujt asht e kundërta”, thekson udhëheqësi i studimit, Marc Lavoie.

Kur përkujtojnë momentet e bukura tek femnat aktivizohet hemisfera e djathtë e trunit, ndërsa te mashkujt e majta.

Rezultatet e këtij hulumtimi tregojnë që shikimi i gjanave mvaret nga gjinia, shton ai.