Studimi i fundit: Qysh e zgjate dielli jetën!

Simbas nji studimi ma të fundit të realizuem në Suedi, del se dielli e zgjate jetën.

Në këtë studim janë perfshi 30 mijë gra të cilat janë ekspozue në diell, nga ku ka rezultue se ato që janë ekspozue ma shumë ndaj rrezeve të dielli, rrezikojnë ma pak me sëmundjet kardiovaskulare dhe kanë nji jetëgjatësi deri në 2 vjet ma shumë.

Risia e studimit asht se ekspozimi në rrezet e diellit kompenson efektet e damshme të tymit të cigares, sepse ai që qendron ma shumë në diell, prodhon ma shumë vitaminë D.

Simbas këtij studimi, vitamina D nuk asht e vetmja substancë pozitive që prodhohet nga likura, mbas ekspozimit në diell.

Qelizat e likurës prodhojnë dhe beta endorfine, që janë përgjegjëse në sistemin tonë, për ndjesinë e kënaqësisë.

Por ka edhe nji anë tjetër, e cila nuk asht pozitive.

Ekspozimi i tepërt në diell sjell plakje të likurës dhe rrezik për kancer të likurës, prandaj duhet me pase kujdes.