Studimi i fundit: Kanceri edhe prej pijeve të nxeta!

Simbas Agjencisë së “Organizatës Botnore të Shendetësisë për kerkime mbi kancerin”, konsumimi i pijeve shumë të nxehta mundet me shkaktue kancer të egzofagut.

Pra, kur konsumojmë nji pije të nxehtë mbi 65 gradë celsius, jemi ma të ekspozuem ndaj kancerit.

Megjithatë përfaqësuesit e Organizatës janë shpreh se, nëse pijet konsumohen në temperaturë normale, nuk përbajn asnji rrezik dhe se konsumimi i kafes në vetvete mbron njerëzit nga lloje të caktueme të sëmundjes në mitër apo kancer të mëlçisë.

Mesa duket, fajin e ka temperatura dhe jo kafja apo pijet e ndryshme që konsumojmë.

Christopher Wild, Drejtor i Agjencisë Ndërkombëtare të OBSH’s për Kërkime mbi kancerin” ka thanë:“Agjencia ka shqyrtue ma shumë se 1.000 studime shkencore, pimja e pijeve shumë të nxeta në mbi 65 gradë, asht klasifikue si kancerogjene për njerëzit, tue theksue edhe rrezikun e pijeve të nxeta që serviren në gota metalike”.