Studimi i fundit: Qe çka damton sheqeri

sheqeri.jpg

Lajm i keq për njerëzit që e duen shumë sheqerin. Nji studim i ri thotë se shkakton damtime në tru.

Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë në Los Angeles, zbuluen se fruktoza – tip sheqeri që gjendet në fruta dhe perime, por që përdoret edhe në pije dhe ambelsina – i damton qelizat e trunit dhe mundet me i shkaktue nji numër sëmundjesh, nga diabeti e deri te sëmundja e zemrës.

Shkencëtarët e ushqyen nji grup të mijve për 6 javë me fruktozë të përzieme me ujë. Mandej këta mij u vendosën në nji laborator me mij të tjerë, të cilët kishin pi vetëm ujë. Mijve që konsumuen fruktozë iu deshte dyfishi i kohës me kalue labirintin, krahasue me mijtë e grupit që kishin pi vetëm ujë, pamvarësisht se të dyja grupet kishin të njajtin nivel të trajnimit. Si duket, memoria e mijve që kishin konsumue fruktozë ishte dobësue, shkruen The Telegraph.