Studimi i fundit: Qe çka i ban tequila trupit të njeriut!

tequila

Ky studim i ri amerikan i cili vjen nga Shoqnia Kimike Amerikane, tregon se tequila ndihmon në humbjen e peshës.

Ajo tregon se sheqeri që gjendet në bimët që perdoren për të ba tequila mund të ndihmojnë uljen e glukozës në gjak.

Hulumtuesit janë të gatshëm për të mbledh ma shumë prova në studimet e ardhshme.

Ashtu si çdo studim tjetër, kjo gjithashtu ka nevojë për ma shumë hulumtime.

Shikoni çfarë asht arritë deri tash.

Agavins asht forma e sheqerit e cila ka qenë te bima agave.

Kjo bimë nuk asht e tretshme.

Studimi tregon se ajo mundet me veprue si nji fibër dietetike.

Rezultati i kësaj bime nuk ka ardh në nji formë të glukozës.

Në fakt, ajo ka aftësinë për t’ulë atë.

Simbas Dr.Mercedes G. Lopez, nji prej studiuesve, ndërsa agavins zvogëlon nivelin e glukozës dhe rritjen GLP-1, ajo gjithashtu rrit sasinë e insulinës.

GLP-1 asht nji hormon që stimulon prodhimin e insulinës dhe ngadalëson zbrazjen e stomakut.

Lopez shtoi se agavins nuk kanë tregu asnji efekt anësor, por duhet të jenë të sigurt që njerëzit mund ta tolerojnë atë.

Vetëm për t’ju sigurue, ata e kanë testue në mi laboratori.

Të gjithë mijtë janë ushqye me nji dietë standarde.

Shkencëtarët kanë shtue agavins n’ujë.

Hulumtimi tregoi që mijtë që konsumuen agavis hangrën gjatë gjithë kohës ma pak.

Plus, ata kishin nivele t’ulëta e glukozës në gjak.

Ky studim ende nuk ka përfundue.