Studimi i fundit, shqetësues për virusin Zika!

zikaaa

Ma shumë se dy miliardë njerëz kanë me qenë të rrezikuem nga shpërthimi i virusit Zika në disa pjesë të Afrikës dhe Azisë, simbas nji studimi të shkencëtarëve, të botuem në “The Lancet Infectious Diseases”.

India, Indonezia dhe Nigeria janë disa nga zonat ma të prekshme për infektimin nga virusi, thanë studiuesit, të citueme nga “BBC”.

Ekipi hulumtues, nga Instituti i Higjenës në Londër, Universiteti i Oxfordit dhe Universiteti i Torontos në Kanada, thanë se “nji numër i madh” i njerëzve qe jetonin në mjedise kane me qene të rrezikuem, sepse, virusi “Zika” asht shumë i vështirë për me u parandalue.

Megjithatë, ata e pranojnë se në disa zona mundet me u zvgëlue rreziku.