Studimi i pabesueshëm: Helmi i gremzës vret qelizat e kancerit

Shkencëtarët në Brazil besojnë se helmi i nji gremze braziliane i vret qelizat e kancerit dhe mundet me qenë arma për shnoshjen e tij. Studimi ka zbulue se nji toksinë në thumbin e kësaj gremëze, vret qelizat e kancerit dhe nuk damton ato normale.

Ekipi i Universitetit të Brazilit, i cili eksperimentoi në këtë teori, deklaroi se helmi i dobëson qelizat e tumorit dhe i ban ato molekula vitale.

Por, puna në këtë fazë asht ende në hapat e saj të parë dhe shkencëtarët thonë se ka nevojë për kërkime të tjera e se gjithashtu duhet gjetë mënyra e duhun që kjo kurë të aplikohet te njerëzit.

Polybia Paulista asht nji lloj gremëze që gjendet në jug – lindje të Brazilit, tepër agresive. Edhe pse pickimi i saj asht i padëshirueshëm në këto vende, shkencëtarët besojnë gjithnji e ma shumë se helmi i saj mund të vihet në përdorim për mirë, shkruen BBC.

Ky insekt përmban nji toksinë të randësishme të quejtun MP1, që e përdor për të sulmue ose për të mbrojtë veten.

Rezultati se MP1 mund të shkatërrojë qelizat e kancerit erdhi mbas përfundimit të eksperimentit tek mijtë.