Studimi i pabesueshëm për efektin e muzikës te personat me kancer, autizëm dhe parkinson

Terapia me muzikë asht shumë e dobishme për pacientët me autizëm, kancer, parkinson, alzheimer dhe jo vetëm.

Përveç se ndikon pozitivisht si terapi te smundjet e cekuna ma nalt, muzika ndikon pozitivisht edhe te studentët që kanë vështirsi në mësim dhe te përsonat me trauma apo probleme neurologjike.

Simbas nji studimi të kryem në nji institucion të madh në New Delhi, asht zbulue se njerëzit e smutë nga kanceri që ndigjojnë muzikë kanë ma pak dhimbje.

Edhe pacientët me damtime të trunit e kanë përjetue shumë mirë muzikën.

Simbas hulumtuesve muzika ka ndikim të madh edhe në shnetën kardiovaskulare dhe se muzika e gëzueshme stimulon punën e zemrës.

Kohë me radhë asht mendue se muzika shkakton nervozë dhe presion te pacientët, por studimet e fundit njana mbas tjetrës janë tue e provue dhe tue i dhanë randësi muzikës për efektet pozitive që ka te të smutët.

Te pacientët, ndigjimi i muzikës së tyne të preferueme ka shkaktue ndjenjë të mirë dhe ka ndihmue në qetësimin e dhimbjeve.

“Na kemi gjetë se muzika ka ulë acarimin dhe nervozën, tue balancue emocionet dhe ka shkaktue rritjen e ndjenjës pozitive”, tha autori i studimit.

Shkencëtarët thonë se ndigjimi i muzikës stimulon lirimin e dopaminës në tru kështu që te njeriu ofron relaksim dhe qetësim dhe në të njajtën mënyrë normalizon edhe punën e enëve të gjakut.