Studimi i ri: Dhimbjet që nuk i qetëson paracetamoli

Paracetamoli asht i pari që na vjen në mendje kur kemi dhimbje.

Por nëse asht efektiv për qetësimin e dhimbjes së kresë apo dhimbjeve të tjera, në rastin e artritit nuk funksionon.

Paracetamoli ka qenë prej kohësh trajtimi kryesor për dhimbjet e kyçeve, mbasi asht i fortë dhe ka pak efekte anësore, por studimet e fundit kanë tregu se në rastin e dhimbjeve të artritit nuk ka efekt ose ka fare pak, çka mund t’i shtyjë njerëzit drejt dozave ma të mëdha, rrjedhimisht me shumë efekte anësore.

Studiuesit thonë se mjekët nuk duhet ta sugjerojnë ma si qetësues për artritin sidomos kur asht fjala për trajtim afatgjatë, mbasi efektet anësore mund të përfshijnë probleme të zemrës, veshkave dhe aparatit tretës.

Studimi asht publiku në revistën “Lancet”.