Studimi i ri: Ky asht efekti ma i madh i gjumit

Të gjithë e kemi të nevojshëm gjumin. Në fakt, 1/3 e jetës sonë e kalojmë në gjumë. Shkencëtarët gjithmonë janë mundue me zbulue se çka ndodh gjatë kësaj kohe dhe doket se e kanë gjetë ma në fund.

Nji studim i ri ka kallxue se gjumi duhet për të ridhezë lidhjet e kujtesës së trunit, tue ba që në mëngjes ai me qenë i freskët dhe të ketë vend për kujtime të tjera.

Në fund të ditës, lidhjet janë të tendosuna dhe të lodhuna nga imazhet, bisedat dhe faktet. Gjumi ndihmon në ç’lodhjen e tyne dhe i ban gati për me marrë informacione të tjera.

Studimi asht kry nga psikiatri Christoph Nissen, i Universitetit të Frieburg.