Studimi: Ky asht efekti i jashtëzakonshëm i arrës

Mashkujt, të cilët vuejnë nga kanceri i prostatës mund të zvogëlojnë rrezikun e vdekjes per 34%. Këtë ka kallxue nji studim i pacientëve të smutë, mbas nji diete të pasun me arra.

Ky studim, i publikuem në gazetën britanike “Journal of cancer”, ka ardhë mbas vëzhgimit të 47 mijë njerëzve për ma shumë se 26 vjet.

Ekspertët e “Harvard Medical School”, kanë pa normat e vdekjes dhe kanë gjetë se të smutit që konsumonin 5 herë në javë arra, kishin ma pak mundësi për me vdekë.

Kjo, për shkak se, arrat janë të pasuna me “tocopherols”, e cila gjendet në vitaminën E, e cila ka rezultue se mundet me luftue  kancerin e prostatës.

Ndërkohë, studime të tjera kanë gjetë se konsumimi i arrave mbron nga sëmundjet e zemrës dhe diabetit.