Studimi: Ky asht nji efekt i panjoftun për viagren!

Ajo asht kriju për t’u heq mashkujve nji “siklet” të madh.

Por kokrra e kalter, krahas permirësimit të performancës seksuale, ka edhe nji efekt negativ.

Studiuesit kanë zbulu se “Viagra” rrit dukshëm rrezikun e melanomës, i njohun ndryshe si kanceri i lëkurës.

Simbas nji studimi të kryem n’Universitetin e Tübingen’it në Gjermani, “Viagra” stimulon rritjen e qelizave kancerogjene.

Sildenafili, i cili shitet me markën “Revatio” dhe “Viagra” asht në treg që prej fundit të viteve ’90.

Shkencëtarët kanë studiu disa herë lidhjet e këtij medikamenti me kancerin.
Nji studim i publikuem në vitin 2014, në të cilin u përfshinë 15 000 mashkuj amerikanë, doli në përfundimin se ky medikament rriste dukshëm rrezikun e melanomës malinje.

Lidhja mes ilaçit dhe tumoreve u konfirmu perseri në vitin 2015 nga nji studim i kryem me 24 mijë mashkuj në Suedi.