Studimi: Ky asht ushqimi që i ban njerëzit e lumtun e i ndihmon ata me depresion

peshku.jpg

Nji studim ka tregue prova se peshku mundet me përmirësue në masë të madhe nivelin e humorit dhe ndihmon ata që vuejne nga depresioni.

Simbas “Super-Study “ ku u morën rezultatet e 1,233 pacientëve, u provua se omega-3 që gjendet në peshk ka nji efekt të mahnitshëm në tru.

Të dy llojet e omega-3 që u përdorën në këtë studim u quejtën DHA dhe EPA, dhe thuhet se ndihmon në lirimin e trunit , tue i ba njerëzit mu ndi të lumtun.

Ato janë gjithashtu me randësi jetike për shëndetin dhe funksionalitetin e trunit. Si i tillë, studimi zbuloi se nji konsumim i naltë i omega-3, ndihmon ata që vuejnë nga depresioni dhe ndikon te humori.