Studimi ma i fundit sjell risi për diabetin, kuptone çka damton ai

dia.jpg

Simbas studimit ma t’fundt të realizuem, rezulton se diabeti asht nji sëmundje që mundet me shkaktue probleme me ndëgjimin.

Rezultatet e këtij studimi të publikueme në Current Diabetes Reports, janë bazue në studimin e disa ndërlidhjeve të mundshme mesdiabetit të tipit 2 dhe keqësimit të dëgjimit.

“Nji lidhje mes diabetit dhe damtimit të ndëgjimit në subjektet njerëzore u shfaq në disa, por jo në të gjitha studimet. Krahasimi direkt i këtyne studimeve asht i komplikuem, si pasojë e mungesës së vazhdimësisë në definimin e keqësimit të ndëgjimit dhe faktorëve tjerë”, tha nji nga studiuesit e këtij studimi, Elizabeth Helzner.

Veç kësaj, keqësimi i dëgjimit ndërlidhet edhe me izolimin shoqnor dhe depresionin.