Studimi: Mbrenda 1 dekade, britanikët kane me qenë njerëzit ma me mbipeshë n’Europë

Britanikët kane me qenë njerëzit ma me mbipeshë në Europë mbrenda nji dekade, tregon nji studim i bamë në Angli, mbasi gati katër në 10 njerëz kane me qenë të rrezikuem nga mbipesha.

Për herë të parë ka njerëz ma të trashë se sa njerëz në nënpeshë, për shkak së dietave jo të duhuna dhe mungesës së ushtrimeve.

Ekspertët e shëndetit thonë se kriza në Britani tani konsiderohet si nji “tragjedi kombëtare”. Ata ia lajnë fajin Qeverisë për dështimin e rritjes së taksave ndaj ushqimeve dhe pijeve me sheqer.

Hulumtuesit në “Imperial College” në Londër tregojnë se te të moshuemit shfaqet nji sasi e madhe kolesteroli.

Por ata paralajmëruen se mbrenda dhetë vjetve aq shumë njerëz kane me qenë shumë të trashë sa operacionet kane me qenë e vetmja zgjidhje për ta parandalue këtë fenomen.