Studimi: Mvarësia nga interneti e shkaterron trunin njajtë si droga dhe alkooli

Kjo mvarësi që deri sot asht definue si çrregullim në kontrollimin e impulseve, damton materien e bardhë të trunit dhe nxit reaksione të mvarësisë, në mënyrë të ngjashme si te narkomanët.

Mvarësia nga interneti pengon punën e qelizave nervore te adoleshentët, dhe shkakton damtim të trunit ngjashëm si te ata që janë të mvarun nga droga, zbuloi studimi i Akademisë kineze të Shkencave nga Wuhan, i kryem në 17 persona të mvarun nga interneti dhe 16 që nuk kishin mvarshmëni. Shkencëtarët kanë përdore pajisjen për rezonancë magnetike per me inicue ndikimin e internetit në strukturën e trunit, ban të ditun Daily Mail.

Adoleshentët që janë të mvarun nga interneti, kanë damtime në materien e bardhë të trunit që lidhë pjesët vitale përgjegjëse për emocione, vendimmarrje dhe vetëkontroll. Mvarësia e tillë për nji lloj të caktuem të sjelljes mundet me shkaktue damtime të njajta fizike si mvarësia nga droga.

Nëse u ndalohet qasja në kompjuterë, te të mvarunit shfaqet dridhje e trupit, mendime obsesive dhe lëvizja e gishtave sikur gjatë shtypjes në tastierë.

“Hulumtimi ynë tregon se si të mvarunit nga interneti kanë struktura të damtueme të fijeve nervore çka rezulton në ndryshimet në sjellje. Këtë e dëshmon matja e langjeve në ind apo anizotropia fraksionale. Rezultatet tregojnë që në trajtim duhetet me u fokusue në materien e bardhë”, thekson udhëheqësi i studimit, dr. Hao Lei.

Për shkak të damtimit çrregullohet edhe niveli i mielinës, shtresës së yndyrshme izoluese, e cila mbështjellë qelizat nervore dhe u ndihmon me funksionue.

“Abnormalitetet në materien e bardhë dhe në pjesët e tjera të trunit nuk janë karakteristike vetëm për të mvarunit nga droga dhe alkooli, por edhe për nji sjellje të caktueme. Mvarësia nga interneti asht e karakterizueme si çrregullim i kontrollit të impulseve, dhe jo si mvarësi ‘e vërtetë’ por edhe kjo ka me ndryshue”, pohon dr. Henrietta Bowden-Jones nga Imperial College në Londër.

Hulumtimet e mahershme tregojnë deformimet e materies së bardhë te të mvarunit nga alkooli, kanabisi, kokaina dhe ketamina.